E njohur për karrierën e saj të gjatë dhe të qëndrueshme në muzikë, Rovena Stefa mbetet një nga artistet më të komentuar të skenës shqiptare.
Pavarësisht përkushtimit ndaj muzikës, duket se jeta sentimentale e saj nuk po ecën me të njëjtin ritëm.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Rovena ka shpërndarë një mesazh që ka prekur shumë ndjekës:
“Herën tjetër do të dashuroj më mirë… next time.”
Ky status i shkurtër, por shumë i qartë në përmbajtje, ngjalli dyshime për një përvojë jo të lehtë në dashuri. Nuk është hera e parë që artistja shfaqet e rezervuar për jetën personale, por kur flet edhe pak fjalët e saj peshon shumë.
Publiku nuk ka marrë asnjë konfirmim për ndonjë lidhje të fundit apo përfundim të saj, por kjo fjali la të kuptohet se ndoshta artistja është zhgënjyer sërish në dashuri.
Disa prej fansave të saj janë shprehur në komente se “ajo meriton më shumë”, duke i dhënë mbështetje në mënyrën më të ngrohtë të mundshme.
Rovena ka treguar ndër vite se është një grua e fortë, që nuk i trembet sfidave as në jetë, as në ndjenja. Ndoshta kjo “herë tjetër” që përmend ajo, do të jetë hera e duhur për të. Deri atëherë, muzika dhe dashuria e publikut mbeten forca e saj më e madhe.