Celebrities Magazine

Rozana Radi për hyrjen në BBV: “Mbeta pa lek, eksperiencë që ia ka vlejtur”!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.

Rozana Radi ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” menjëherë pas daljes së saj nga Big Brother VIP Albania, ku ndau përjetimet, sfidat dhe emocionet e eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një atmosferë të çlirët dhe miqësore, ajo foli me sinqeritet për marrëdhëniet me banorët, arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e formatit dhe reflektimet pas daljes. Emisioni solli edhe momente humori, analizë dhe mendime personale nga Rozana, duke ofruar një këndvështrim të freskët mbi rrugëtimin e saj në BBVA.