Rozana Radi ka zbuluar surprizën që fshihet pas EP-së së saj më të re, e cila mban titullin “A I S H A”. Projekti përbëhet nga tre këngë, që artistja i përshkruan si tre rrahje zemre, duke e kthyer këtë material në një rrëfim të ndjerë dhe intim.
Në njoftimin e saj, Rozana tregon se njëra prej këngëve vjen si duet, në bashkëpunim me një njeri shumë të dashur për të, një zë që, siç shprehet ajo, ia njeh shpirtin. Pa zbuluar më shumë detaje, ky paralajmërim ka ngjallur menjëherë kureshtje dhe pritshmëri te publiku.
Artistja thekson se java e parë e janarit do t’i përkasë “A I S H A”, duke e cilësuar këtë EP si fillimin e saj dhe muzikën e saj, një kapitull i ri që nis me ndjenjë, sinqeritet dhe identitet të fortë artistik.