Celebrities Gossip Showbiz

Reagon për herë të parë bashkëshortja e MC Kreshës pas takimit të tij me Rozana Radin!

MC Kresha dhe përballja e tij televizive me Rozana Radi kanë bërë bujë në rrjet prej ditësh, ndërsa tani ka ardhur edhe reagimi i parë nga bashkëshortja e reperit, Erzina.

E ftuar në një emisionin së fundmi, ajo komentoi me shumë qetësi reagimet dhe aludimet që pushtuan rrjetet sociale pas intervistës së Kreshës në “Goca dhe Gra”.

Një nga komentet që mori më shumë vëmendje ishte pyetja:

Qysh bre e le Kreshën me shku te Rozana?

Por Erzina tregoi se nuk e ka parë situatën si problem, madje e konsideroi një lëvizje tipike të reperit për të krijuar zhurmë mediatike.

Kështu din me e bë vetëm MC Kresha, lajm boom të madh

-u shpreh ajo me humor, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur asnjë ndjenjë xhelozie apo shqetësimi përballë situatës.

Ajo zbuloi gjithashtu se e kishte mbështetur plotësisht partnerin për pjesëmarrjen në emision dhe se vetë i kishte thënë: “Do it”, pasi e pëlqen formatin e programit.

Gjatë intervistës u përmend edhe fakti se Rozana Radi ka nisur të ndjekë markën e Erzinës, “Meraki”. Për këtë, ajo reagoi pozitivisht, duke theksuar se mes tyre ekziston respekt reciprok dhe mbështetje si gra të pavarura.

Nuk e kam mentalitetin me urrejt ndonjë femër

-deklaroi Erzina, duke hedhur poshtë çdo aludim për tension apo konflikt mes saj dhe Rozanës.