Këngëtarja Rozana Radi vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, sidomos pas intervistës virale me ish-partnerin MC Kresha në emisionin “Goca dhe Gra”.
Përballja mes tyre mori menjëherë vëmendje të madhe në rrjet, me shumë ndjekës që vlerësuan qetësinë dhe profesionalizmin që treguan të dy gjatë bisedës. Megjithatë, duket se pas kësaj atmosfere të qetë fshihet diçka më shumë.
Së fundmi, Rozana ka ngritur dyshime me një postim misterioz në Instastory, i cili u interpretua menjëherë si një mesazh indirekt për situatën që po komentohet prej ditësh.
Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas, do veproj. Vetëm rrini në pritje
– shkroi artistja.
Mesazhi i saj ka shtuar edhe më shumë aludimet në rrjet, pasi këngëtarja nuk ka përmendur emra apo detaje konkrete. Megjithatë, ndjekësit janë të bindur se ky reagim lidhet me zhurmën e krijuar pas rikthimit të saj publik përballë MC Kreshës.
Tani mbetet për t’u parë nëse Rozana do të zgjedhë të sqarojë publikisht situatën apo do të vijojë ta mbajë misterin gjallë me postime të tjera enigmatike.