Wikipedia po ndërmerr veprime ligjore kundër rregulloreve të reja të Aktit të Sigurisë Online, të cilat sipas saj mund të kërcënojnë sigurinë e redaktorëve vullnetarë dhe aftësinë e tyre për të mbajtur larg përmbajtjen e dëmshme të faqes. Fondacioni Wikimedia, e cilësuar si organizata jofitimprurëse që mbështet enciklopedinë online, po kërkon një shqyrtim gjyqësor të rregullave. Kjo mund të nënkuptojë se Wikipedia duhet t’u nënshtrohet detyrave më të ashpra të kërkuara nga faqet e internetit sipas këtij ligji.
Qeveria i tha BBC-së se ishte e angazhuar për zbatimin e aktit, por nuk mund të komentonte mbi procedurat ligjore në vazhdim. Prokurori Ed Martin pretendon se Wikipedia po manipulohet nga “aktorë të huaj”. Administrata Trump vazhdon përpjekjet e saj në lidhje me qasjen e lirë në informacion, këtë herë duke synuar Wikipedia-n. Më herët këtë javë, Ed Martin, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së në detyrë për Distriktin e Kolumbias dhe një i emëruar nga Trump, i dërgoi një letër Fondacionit Wikimedia duke e akuzuar atë për ‘përhapje propagande’ dhe duke kërcënuar se do t’i japë fund statusit të tij jofitimprurës.
Në një letër të botuar për herë të parë nga The Free Press, Martin pretendon se Wikipedia lejon manipulimin e informacionit nga aktorë të huaj, rishkrimin e ngjarjeve historike dhe të dhënave biografike të udhëheqësve amerikanë, duke kërcënuar kështu sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai deklaroi gjithashtu se shumica e anëtarëve të bordit të Fondacionit nuk janë shtetas amerikanë, gjë që ai pretendon se minon interesat e taksapaguesve amerikanë.