Prokurori Ed Martin pretendon se Wikipedia po manipulohet nga “aktorë të huaj”. Administrata Trump vazhdon përpjekjet e saj në lidhje me qasjen e lirë në informacion, këtë herë duke synuar Wikipedia-n. Më herët këtë javë, Ed Martin, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së në detyrë për Distriktin e Kolumbias dhe një i emëruar nga Trump, i dërgoi një letër Fondacionit Wikimedia duke e akuzuar atë për ‘përhapje propagande’ dhe duke kërcënuar se do t’i japë fund statusit të tij jofitimprurës.
Në një letër të botuar për herë të parë nga The Free Press, Martin pretendon se Wikipedia lejon manipulimin e informacionit nga aktorë të huaj, rishkrimin e ngjarjeve historike dhe të dhënave biografike të udhëheqësve amerikanë, duke kërcënuar kështu sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai deklaroi gjithashtu se shumica e anëtarëve të bordit të Fondacionit nuk janë shtetas amerikanë, gjë që ai pretendon se minon interesat e taksapaguesve amerikanë.
Fondacioni Wikimedia duhet t’i përgjigjet kësaj kërkese dhe të ofrojë dokumentacionin e kërkuar deri më 15 maj. Kjo nuk është hera e parë që Martin ka përdorur një memo zyrtare qeveritare për të sulmuar organizatat që nuk pajtohen me politikën e administratës. Kohët e fundit ai u dërgoi letra të ngjashme revistave mjekësore si CHEST Journal dhe The New England Journal of Medicine, duke i akuzuar ato për ‘paragjykim’ për shkak se dyshohet se nuk kanë publikuar mjaftueshëm opinione shkencore kundërshtare.