Rajoni

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, Kurti: Faktori ndërkombëtar të reagojë dhe ta dënojë ashpër veprimin e Serbisë!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës dhe se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë.

Për sa i përket situatës në veri, kryeministri Kurti tha se ajo është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën.

“Këto dy vite kanë qenë vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit. Kryeministri nënvizoi rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja të cilat gjatë qeverisjes sonë janë dyfishuar, dhe të hyrat tatimore të cilat janë shtuar për 2/3. Ai po ashtu iu referua raporteve ndërkombëtare si Transparency International, Projektit të Drejtësisë Botërore, Reporterëve pa Kufij e Freedom House, që vënë në pah rezultat e sundimit të ligjit dhe të avancimit të lirive dhe të drejtave.” – thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka diskutuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz gjatë një samiti të mbajtur ditën e sotme në Berlin.

Osmani ka shkruar në twitter, për bisedën që ka patur me Scholz ku ka thënë se është diskutuar për hapat e nevojshëm për të ecur përpara. Duke iu referuar rrëmbimit të 3 policëve në  veri të Kosovës, Osmani falënderoi kancelarin gjerman për mbështetjen e tij dhe qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e efektivëve.

“Në Berlin, gjithashtu në margjinat e @SOWG_Berlin2023, pata mundësinë të angazhohesha në një shkëmbim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara. Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë.” – përfundon shkrimi i Osmanit.

Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është koha të ulemi e diskutojmë më partnerët ndërkombëtarë.