Bota

Rrëzohet avioni në Afrikën e Jugut, 19 të plagosur

Të paktën 19 persona mbetën të plagosur pas rrëzimit të një avioni pranë qytetit të Pretorias, në Afrikën e Jugut. Shërbimet lokale të emergjencës publikuan një foto në rrjetin social “Twitter”, ku shihej ndihma e ofruar pasagjerëve, për të dalë nga rrënojat e avionit, në një fushë me bar. Raportime të pakonfirmuara ende flasin për një person në gjendje kritike për jetën. Avioni ishte i tipit “charter”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të mjetit fluturues.