Rriten me 24% aksionet e Facebook. CEO i rrjetit social, Marc Zuckerberg tashmë renditet i treti në listën e të pasurve që janë ende gjallë. Ngritja e vlerës së aksioneve solli për 37 vjeçarin një fitim rekord prej 81.6 miliardë dollarë. Për herë të parë në histori, tre njerëzit më të pasur janë të gjithë titanët e teknologjisë. I pari është Jeff Bezos i Amazon, i ndjekur nga themeluesi i Microsoft Bill Gates.