Aktualitet

Rriten dëmshpërblimet për të dëmtuarit në aksidente rrugore

222 të vdekur dhe rreth 2 mijë të plagosur, ishte bilanci i aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë 2017-ës në Shqipëri. Kjo kategori personash dhe familjarët e të dëmtuarve janë përfitues të sigurimit pasuror mbi jetën, që mbulohet nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm të sektorit të transportit. Nga 1 korriku, autoriteti që mbikëqyr tregun e sigurimeve ka vënë në zbatim një rregullore të re, e cila rrit përfitimet ndaj të dëmtuarve me rreth 38 përqind.