Aktualitet

Rritësit e peshkut në Karaburun kërcënojnë me protesta

Rritësit e peshkut në Gjirin e Karaburunit kërcënojnë me protesta e bllokim të rrugës. Ata ankohen se prodhimin vendas po e konkurron peshku i importuar nga Turqia apo Greqia, për të cilin thonë se është më i lirë dhe pa cilësi. Ndërsa akuzojnë Qeverinë se prej vitesh i ka lënë jashtë vëmendjes, rritësit i janë drejtuar dhe Ministrisë së Bujqësisë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por pa sukses. Ndërkaq, përveçse për mungesën e tregut, ankohen se nuk mbështeten me subvencione.  Kultivuesit presin përgjigjie nga institucionet, në të kundërt do të dalin në protesta.