Aktualitet

Rritet ekonomia në 3-mujorin e parë të 2018-ës

Instituti i Statistikave publikoi raportin lidhur me rritjen ekonomike për 3-mujorin e parë të vitit. Sipas INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet me rritje prej 4,45 %, kundrejt të njëjtës periudhë të 2017-ës. Në këtë rritje, ndikimin kryesor e dha sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.42%, më shumë se gjysmën e rritjes. Në tre-mujorin e parë të vitit ka pasur eksport të shtuar të energjisë elektrike.