Në përditësimin e të dhënave rekomanduese për hapjen e kufijve nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve bie në sy rritja e rasteve ditore me COVID-19. Në 27 vendet e BE-së, mesatarja e 2-javëve të fundit ishte 16 të infektuar për çdo 100 mijë banorë, ndërsa në 2-javëshin pararendës, shënoheshin 13 të prekur po për 100 mijë banorë. Për shtetet e Ballkanit, mesatarja rezulton e rritur ndjeshëm. Sipas Qendrës Europiane, Shqipëria ka 49 raste për 100 mijë banorë, Serbia 91, Bosnja 120, Maqedonia e Veriut 106, Kosova 140, ndërsa Mali i Zi, 210 të infektuar për 100 mijë banorë, me një rritje prej 39 rastesh. Kjo e bën të padiskutueshme mos-hapjen e kufijve nga Unioni për vendet e rajonit.