Bizneset që udhëtojnë shpesh në Rrugën e Kombit do të paguajnë çmim të reduktuar. Vendimi iu komunikua një përfaqësie të Odës Ekonomike të Kosovës nga Ministrat e Infrastrukturës dhe të Ekonomisë. Damian Gjiknuri tha se përveç popullsisë lokale të Kukësit, po rishihen dhe nevojat e bizneseve, pavarësisht nëse janë në Shqipëri apo Kosovë. Ndërkaq dhe Arben Ahmetaj pohoi se do përdori një logjikë progresive, sa më shumë e përdor rrugën, aq më shumë mundësi ke të ulësh çmimin.