Ndërkaq, pas debateve rreth kostos dhe së fundmi për tarifimin e mirëmbajtjes, Rruga e Kombit do t’i nënshtrohet auditimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të verifikojë koston e ndërtimit dhe do të llogarisë atë të mirëmbajtjes. Në lidhje me investimin në aksin Durrës-Kukës, ka qenë nën hetim edhe ish-Ministri i Transporteve në atë kohë, Lulzim Basha.