Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëroi rritje të çmimit të biletës për të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në Kukës apo që vijnë në Tiranë, nëse tarifa e kalimit në rrugën e Kombit nuk ndryshon. Kreu i kësaj shoqate, Kujtim Mema deklaroi, se çdo muaj, një autobus duhet të pagujë, në traun e vendosur në kalimash, 900 euro. Sipas tij, kjo kosto do të bjerë në kurrizin e udhëtarëve duke paguar 100 lekë më shumë.