Aktualitet

Rrugë e re me koncesion, 100 mln euro për 18 km nga Miloti në Balldren

Këshilli i Ministrave miratoi projektin e katërt të madh koncesionar në infrastrukturë nga paketa 1 miliardë euro. Bëhet fjalë për rrugën Milot-Balldren, pjesë e autostradës adriatiko-joniane. Ky segment ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Rruga do të ndërtohet me koncesion nga një kompani private dhe më pas do të shlyhet më këste për disa vite nga qeveria.