Pak ditë më parë pasi ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj konfirmoi atë çfarë po përflitej shumë në media, divorcin nga bashkëshorti.
Nga ana tjetër përflitet se ajo është në një marrëdhënie me deputetin Mark Frroku të cilin e ka falenderuar publikisht për mbështetjen dhe besimin gjatë hapjes së restorantit më të ri të saj.
Megjithatë, historia nuk përfundon këtu pasi Rudina ka bërë diçka që i ka habitur të gjithë. Ajo ka postuar një foto në Insta Story ku shfaqet me ish-bashkëshortin teksa përpiqet t’i gjejë atij një vajzë pasi tashmë është single.
Sikur të mos mjaftonte kjo, vetë Aleksi e ka ripostuar foton duke shkruar “Të 2 jemi beqarë”.