Sport

Rusët kanë përdorur doping gjatë Botërorit?!

Dyshimet për përdorimin e dopingut nga futbollistët rus bëhen gjithmonë e më prezente. Mediat gjermane shkruajnë se lojtarët e kombëtares ruse kanë përdorur herë pas here amoniak, një substancë që duhet të jetë e ndaluar, pasi ndikon në paraqitjen sportive. Kjo u zbulua nga një e përjavshme e Mynihut sipas së cilës në ndeshjen kundër Spanjës, një lojëtar rus thithi amoniak nga një copë pambuku. Ai stimulon frymëmarrjen dhe përmirëson qarkullimin e oksigjenit në gjak.