Ministria e Jashtme e Rusisë u ankua se Maqedonia e Veriut ishte duke u tërhequr me forcë në aleancën ushtarake të NATO-s. Në një deklaratë ministria thotë se këto masa thellojnë ndarjet dhe tensionet në Europë. Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord që të ftojnë Maqedoninë për t’u bashkuar me aleancën Perëndimore, por jo pa zgjidhur përfundimisht çështjen e emrit me Greqinë.