Aktori i njohur amerikan 13-vjeçar, Iain Armitage po përshkruan një rrugë të sigurt suksesi falë pjesëmarrjes në serialin “Young Sheldon”. Ai ka fituar shuma të majme parash për vetëm një ditë xhirimi. Sipas kontratave të të miturit Iain, të cilat janë marrë në Gjykatën e Lartë të Los Angelos-it, aktori fitoi pothuajse 100 mijë dollarë për rolin e tij në “PAW Patrol: The Movie”.

Kontrata thotë se Lain paguhej 10 mijë dollarë për çdo xhirim që bëri për filmin dhe marrëveshja thotë se mori rreth 100 mijë dollarë për 10 prej tyre. Dokumentet thonë se Iain do të kishte fituar një bonus prej 175 mijë dollarëve nëse filmi do të arrinte në 150 milion dollarë në arkën e brendshme. Mediat rozë kanë vënë në fokus djaloshin 13-vjeçar, i cili sipas tabloideve amerikane po përshkon një rrugë të sigurt suksesi.

Ndërkaq, meqë po flasim për paratë rikthejmë pak vëmendjen te Dua Lipa jonë. Nëse nuk e dinit, sipas një raporti të ri nga “The Sun”, fituesja e Grammy-t fitoi mbi 2.5 milionë dollarë në muaj gjatë këtij viti. Kjo do të thotë që Dua ka fituar 82,000 dollarë çdo ditë, gjë që e dyfishoi pasurinë e saj në harkun e një viti të vetëm.
Vlerësimet thonë se ajo fitoi rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe këtë vit ka fituar 62 milionë dollarë. Suksesi financiar i fitueses së Grammy-t vjen nga shitjet e albumeve muzikore dhe kompanitë e saj turne, ‘Dua Lipa Live LLC’. Sipas dokumenteve, ‘Lipa Live LLC’ fitoi afërsisht 37 milionë dollarë këtë vit.