Bota

Sajid Javid, zëvendëson të dorëhequrën Amber Rudd

Ministri Britanik për Komunitetet, Sajid Javid u emërua sot në krye të dikasterit të Brendshëm. Javid do të zëvendësojë të dorëhequrën Amber Rudd, e cila u largua dje, për shkak të skandalit të nxitur nga mënyra e trajtimit të emigrantëve me origjinë nga Karaibet. 54-vjeçarja Rudd pranoi se në mënyrë të paqëllimtë, mashtroi një komision parlamentar lidhur me emigrantët e paligjshëm. Më pas kërkoi ndjesë, por nuk u pranua nga Opozita laburiste.