Nga Berati, Ervin Salianji i kërkoi Sali Berishës të dorëhiqet nga kreu i PD. Në një takim me anëtarë të Partisë Demokratike në këtë qytet, ish-deputeti Salianji i bëri thirrje kryetarit Berisha të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobëta dhe humbjet elektorale që PD po shënon në çdo palë zgjedhje.
“Tani kanë dalë edhe me tezë tjetër, kush mendon ndryshe përjashtohet. Po si mund të përjashtohen ata që kanë guximin ta thonë të vërtetën? PD nuk ka luksin të përjashtojë. Në PD duhen të gjithë, sipas kontributit që u takon. Demokratët e zgjuan PD nga një gjumë letargjik. Në zgjedhjet e 11 majit, PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 1997. Kur nuk ka pasur përgjegjësi, humbjet kanë qenë më të thella. Ka humbësa që bëhen deputetë. Kemi edhe raste suksesi, edhe fitore, në zonat e majta, siç ishte rasti i Krujë, Fushë Krujës dhe duhen marrë si modele. Kryetari i partisë, nëse nuk arrin që partia të jetë fituese, nuk e bën fituese, dorëhiqet, jep dorëheqjen dhe i hap rrugën një gare tjetër. Këta nuk duan ta lejojnë as garën. Pse isha hero për lidershipin e PD para 3 muajsh, e tani që dua ta bëj PD fituese, qekam problematik se bëj takime? Si do ngrihet kjo parti pa garë reale për lidershipin? Demokratët duan garë, ndershmëri. Jo vetëm që nuk më keqpërdor dot, as Edi Rama e as Sali Berisha… Por unë them atë që mendoj, që PD të jetë fituese. Nëse kundërshtarin e zgjedh, po e pyes drejtpëdrejt doktorin, me kë do kandidosh në prill doktor, me veten? Njerëzit duan ndryshimin, lidershipi i mban zvarrë me revolucione imagjinare”, tha ai.
Ervin Salianji thotë se shqiptarët e kanë humbur besimin te qeveria e Edi Ramës. Ai u shpreh se Rama kërkon të bëjë ndryshime ligjore për të pasur garanci që të mos preket nga SPAK.
“Shqiptarët e kanë humbur besimin. Çfarë garancish jep kjo qeveri, si do rriten familjet me këto shërbime mizerabël? Çfarë lehtësie i ka ofruar Edi Rama shqiptarëve në 13 vite? Qeveria këtë punë ka, të ofrojë shërbime. Ka sjellë vetëm rëndesë, mashtrim dhe degjenerim I keni parë ministrat dhe fuksionarët e PS që ngjajnë si sheikë, këtu do t’i rrisin qytetarët shqiptarë fëmijë e tyre, në këto kushte? I keni parë si bien rrugët e reja të ndërtuara me miliona euro, kanë vjedhur edhe hekurin këta të babëzitur. I keni parë si shtrëngojnë adminisrratën për bukën e gojës? Shkurt, kjo nuk është qeveri që përfaqësn interesat e qytetarëve shqiptarë,e trajton shtetin si plaçkë, një qeveri që ka dëbuar shqiptarët. Këto ditë, Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligj, ndryshon ligjin për t’i garantuar vetes së vet, garanci që mos të preket nga SPAK”, theksoi ai.