Gjatë kësaj jave në Bruksel do të mbahet Samiti i NATO-s dhe Maqedonia pret të marrë ftesën zyrtare për t’ju bashkuar Aleancës. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska bashkë me koordinatorin nacional të NATO-s, Stevo Pendarovski organizuan një takim me gazetarët para samitit kaq të rëndësishëm për Maqedoninë. Pas marrjes së ftesës, Maqedonia pret të ulet në tavolinë me Aleancën dhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë më shumë se gjashtë muaj.