Aktualitet

Samiti i NATO-s, Shqipëria vlerësohet pozitivisht për kontributin e saj

Nga Brukseli ku po zhvillohet samiti dyditor i NATO-s Kryeministri Rama tha se Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës. Kjo për pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta dhe qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm. Kryeministri shprehet se Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin në NATO, të Republikës së Maqedonisë së Veriut.