Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ndërkohë, një debat u ndez në “prime” pasi Sara vendosi që t’i hidhte rrobat personale të Ilnisës në vaskë. Opinionistja e “BBV3”, Ori Nebijaj, ka komentuar si më poshtë.
Nga shumica është quajtur si lojtare që ka ofenduar. E kuptoj që në lojë t’i kthehen kundër. Jam shumë e lumtur që nuk e dhatë klipin. Jam shumë e lumtur për Eglën që u tregua pak njerëzore. Më vjen keq që Ilnisa nxori rrobat nga vaska dhe të tjerat lëshonin komente që Ilnisa vjen era ashtu. Ishte një vijë e kuqe. Në Shqipëri s’ka dënimin me vdekje për krime më makabër dhe jo një dënim i tillë për një lojë.
Arbër Hajdari komentoi si më poshtë.
Bie dakord me komentin e Orit. Jam i mendimit që nuk duhet të prekim gjërat personale të tjetrit. Diskutimi bëhet me fjalë. Janë gjëra personale dhe jo pjesë e lojës. Nuk janë për t’u hedhur në ujë. Unë këtë koment jam.