Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.
Në episodin e parë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për këtë program. Ditën e sotme pasi Luiz Ejlli kishte parë emisionin nuk mund të mos reagonte në rrjete sociale lidhur me këto që ka shprehur Ronaldo. Ama jo vetëm kaq, Luizi e ka vazhduar duke postiuar një shlkrim në Instastory për Ronaldon, ku shkruan se do të ngelet pa punë dhe do shkoj të marrë 5 mijë eurot që Luizi i ka premtuar se do t’i jepte kur të mbaronte “BBV2”.
Sikur mos të mjaftonte kjo, ai komentoi edhe në një postim, ku ishte deklarata e Ronaldos.
Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly.
Personazhet e Kepit kanë treguar se si e kanë pritur ftesën nga produksioni, ndërsa kanë thënë edhe emrat se kë nuk do donin të ishin pjesë të këtij formati. Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në këtë emision, ku së bashku me VIP-at protagonistë në këtë aventurë kanë premtuar një verë gozhduese para ekranit. Në nisje të emisionin, moderatorja ka treguar se si e ka pritur partneri i saj Luiz Ejlli këtë projekt.
