Celebrities Gossip Showbiz

“Të isha aty do të…”, ‘sulmoi’ Kiara Titon, Luiz Ejlli i kthehet keq Ronaldo Sharkës!

Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.

Në episodin e parë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për këtë program. Ditën e sotme pasi Luiz Ejlli kishte parë emisionin nuk mund të mos reagonte në rrjete sociale lidhur me këto që ka shprehur Ronaldo. Shumë i nervozuar, Luizi ka postuar një video teksa flet gjatë një pushimi nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, me të cilin ka ditë që është i angaxhuar dhe i ka kthyer një përgjigje Ronaldos dhe çdo kujt tjetër që ka ‘sulmuar’ Kiarën.

Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle’…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Personazhet e Kepit kanë treguar se si e kanë pritur ftesën nga produksioni, ndërsa kanë thënë edhe emrat se kë nuk do donin të ishin pjesë të këtij formati. Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në këtë emision, ku së bashku me VIP-at protagonistë në këtë aventurë kanë premtuar një verë gozhduese para ekranit. Në nisje të emisionin, moderatorja ka treguar se si e ka pritur partneri i saj Luiz Ejlli këtë projekt.