Aktorja e famshme hollivudiane Scarlet Johansson është gati t’i japë fund beqarisë pasi zbulohet se i dashuri i saj prej dy vitesh, Colin Scot i ka bërë pyetjen e madhe.
Ata e bënë zyrtare lidhjen e tyre vetëm pak javë më parë kur u shfaqën së bashku në premirën e filmit të aktores “Avengers: Infinity War”.
Dyshja kanë rreth dy vite që shoqërohen me njëri-tjetrin ndërkohë që 34-vjeçarja është gati të ecë drejt altarit për herë të tretë.
Scarlet ka qenë e martuar më parë me aktorin Ryan Reynolds dhe gazetarin Romain Dauriac me të cili ka edhe një vajzë 5-vjeçare të ruajtur Rose.