Së shpejti, në Prespë pritet një takim i Kryeministrave të Shqipërisë, Greqisë e Maqedonisë. Njoftimin e jep Agjencia e Lajmeve për Ballkanin “IBNA”, por pa saktësuar datë. “IBNA” thekson se pjesëmarrja e Ramës në tryezën me homologët Tsipras e Zaev, shihet si garanci për marrëveshjen rreth emrit të Maqedonisë e që më vonë, të mos ketë krizë nacionaliteti nga shqiptarët atje për këtë çështje. Gjithashtu, tre liderët do të fokusohen në bashkëpunimin e sigurinë e rajonit.