Presidenti Donald Trump vlerësoi lart aftësitë e sekretarit të ri të shtetit Mike Pompeo. Trump e quajti Pompeon një patriot të vërtetë. Ai i bëri komentet në ceremoninë e betimit të Pompeos sot në Departamentin e Shtetit në Uashington. Nga ana e tij Sekretari i Shtetit e quajti një shans të pashembullt faktin që një nga detyrat e tij të para, në postin e ri, do të jenë negociatat e pritshme me Korenë e Veriut.