Ekspertët e prindërimit theksojnë se rritja e një fëmije të pavarur kërkon një kombinim të kujdesshëm mes udhëzimit dhe lirisë, duke i dhënë atij mjetet, vetëbesimin dhe hapësirën për të përballuar sfidat e jetës. Sipas platformës YourTango, pavarësia nuk arrihet papritur në moshën madhore, por ndërtohet gradualisht përmes situatave të vogla të përditshme gjatë gjithë fëmijërisë.
Studimet tregojnë se prindërit që rrisin fëmijë të pavarur ndjekin disa zakone të përbashkëta:
I lejojnë fëmijët të përballen vetë me problemet
Në vend që të ofrojnë menjëherë zgjidhje, ata u japin hapësirë të mendojnë dhe të veprojnë, duke i ndihmuar të zhvillojnë aftësi për zgjidhjen e situatave dhe qëndrueshmëri emocionale.
Marrja e vendimeve që në moshë të hershme
Fëmijëve u jepet mundësia të zgjedhin rrobat, ushqimin apo aktivitetet e tyre, duke forcuar gjykimin dhe të menduarit kritik.
Vendosja e pritshmërive të qarta
Struktura dhe rregullat e qëndrueshme u mësojnë fëmijëve përgjegjësi dhe vetëdisiplinë, duke i ndihmuar të kuptojnë lidhjen mes veprimeve dhe pasojave.
Shembulli personal i prindërve
Ata tregojnë hapur procesin e marrjes së vendimeve, duke u dhënë fëmijëve modele konkrete nga jeta reale.
Mësimi i vetëbesimit dhe vetë-mbrojtjes
Fëmijët inkurajohen të shprehin nevojat e tyre dhe të kërkojnë ndihmë kur është e nevojshme, duke forcuar aftësitë e komunikimit.
Normalizimi i gabimeve
Gabimet trajtohen si mundësi për të mësuar, duke nxitur një “mentalitet rritjeje” që lidhet me sukses afatgjatë.
Sipas ekspertëve, ky qasje e vazhdueshme i ndihmon fëmijët të rriten të sigurt, të përgjegjshëm dhe të aftë të marrin vetë vendime të rëndësishme në jetë.