DJ dhe producenti i njohur David Guetta ka zgjeruar familjen e tij, duke mirëpritur në heshtje fëmijën e katërt. Ky është fëmija i dytë me partneren e tij prej vitesh, Jessica Ledon.
Lajmi u bë publik përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku çifti ndau momente para dhe pas ardhjes në jetë të të voglit, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Skyler. Fotot përfshijnë çaste nga baby shower-i, momentet e lindjes dhe ditët e para të bebes.
Mirë se erdhe në botë Skyler. Sekreti më i bukur që kemi mbajtur ndonjëherë
-shkroi Guetta në përshkrimin e postimit, duke emocionuar ndjekësit e tij.
Urimet nuk munguan nga miq dhe kolegë të famshëm. DJ Nicky Romero reagoi me një zemër të kuqe, ndërsa DJ Morten e quajti çiftin “Familja më e bukur”. Edhe Jennifer Lopez la një koment të ngrohtë: “Awww urime”.
Çifti kishte zbuluar për herë të parë pritjen e fëmijës së tyre të parë së bashku në tapetin e kuq të Latin Grammy Awards në nëntor 2023, një moment që Guetta e kishte cilësuar si “publikimi më i rëndësishëm i vitit”.
Me ardhjen e Skyler, artisti hap një tjetër kapitull të lumtur në jetën e tij personale, ndërsa vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm në industrinë muzikore ndërkombëtare.