Showbiz

Selena Gomez feston ditëlindjen, këngëtarja ka një urim të veçantë për fansat e saj

2 ditë më parë këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez festoi 27-vjetorin e saj të lindjes ku ka marrë mijëra mesazhe me urime nga fansat e saj.

Për të gjithë këta të fundit ajo ka një falenderim të veçantë. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ajo falenderoi të gjithë fansat e saj për urimet e ngrohta dhe mbështëtjen që kanë treguar gjithmonë.

“Kur lexoj mesazhet tuaja përfundoj gjithmonë me lot në sy, ashtu si natën e kaluar. Lutem për të gjithë ju. Ju dua”,-shkruan bukuroshja në postimin e saj.