Showbiz

Selena Gomez lançon projektin më të ri muzikor, të gjithë mendojnë se është një dedikim për Justin Bieber

Ka vetëm pak orë që këngëtarja e famshme Selena Gomez ka publikuar projektin e shumëpritur muzikor “Lose You To Love Me”.

27-vjeçarja u shpreh se për të shkruar këtë këngë u frymëzua nga ngjarje të ndryshme të jetës së saj që nga koha kur lançoi albumin e fundit muzikor.

Të shpejtë kanë qenë ato fansa të cilët kanë shpërthyer me komente ku shprehen se kjo prurje është një dedikim kaq i qartë për Justin Bieber.

Në tektin e këngës Selena thotë se personi i zemërs e zëvendësoi atë vetëm dy muaj pas ndarjes e sigurisht që një tekst i tillë do t’i bënte të gjithë të mendonin se “Lose You To Love Me” i kushtohet dashurisë së saj të vjetër.

Megjithatë në fundin e këngës, bukuroshja i thotë mirupafshin të shkuarës dhe nuk do ta kthejë më kokën pas për asnjë moment.