Rajoni

Serbi, jep dorëheqjen ministri i Financave

Ministri i Financave i Serbisë, Dushan Vujoviç dha dorëheqje për arsye personale. Vujoviç i dorëzoi letrën e dorëheqjes Kryeministres Ana Brnabiç, e cila sot njofton Parlamentin. Ndërkaq, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar po qëndron në Beograd për një program të ri të mbështetjes së vendeve të Ballkanit, që të shtyhen përpara reformat dhe nxitet rritja ekonomike.