Ato nuk do të ndalojnë kurrë së prodhuari drama dhe kjo e fundit nuk do mund të mungonte në sezonin më të ri të “Keeping up with the Kardashians”.
Traileri i sezonit të 17-të sapo është publikuar ndërkohë që Kim dhe Khloe janë shndërruar këtë herë në qendrën e vëmendjes.
Khloe për shkak të tradhëtisë së ish-partnerit të saj Tristan dhe Kim e cila i është nënshtruar disa analizave për të zbuluar nëse vuan nga ndonjë sëmundje.
Në klipin e shkurtër, ylli i famshëm shihet e përlotur teksa doktori i jep rezultatet e analizave të cilat duken pozitive si simptoma që përshtaten me sëmundjen Lupus.
Kim shihet e përlotur dhe e frikësuar ndërkohë që i duhet t’i nënshtrohet analizave të tjera për të marrë një rezultat zyrtar.