Aktualitet

Sezoni turistik, forcohen masat dhe kontrolli për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar masat dhe aksionet për garantimin e sigurisë ushqimore veçanërisht në zonat bregdetare. Në kuadër të këtij aksioni, AKU Sarandë, në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, bllokoi një sasi prej 86 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës. Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur, ishin fiktive. Sasia e konfiskuar dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia, ndërsa subjekti u gjobit me 100.000 lekë.