Duke filluar nga sot, 26 qendra shëndetësore të posaçme do të jenë në shërbim të pushuesve gjatë gjithë sezonit turistik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora se qendrat shëndetësore do të jenë të hapura 24 orë në 7 ditë të javës. “Veç qendrave verore, 17 autoambulanca janë përcaktuar në pika kyçe përgjatë gjithë bregdetit dhe zonave turistike më të frekuentuara.