Aktualitet

Sezoni turistik, oraret e kufizimit të mjeteve të rënda

Publikohet udhëzimi për kufizimin e qarkullimit të automjeteve jashtë qendrave të banuara gjatë sezonit turistik. Ndalohet lëvizja autoshkollave dhe makinave të tranportit të tonazhit të rëndë çdo të premte nga ora 15.00-22.00. Në fundjavë, të shtunën nga ora 08.00 deri në mesditë dhe nga ora 16.00 deri në 22.00. Ndërsa e diela e ndalon qarkullimit prej mëngjesit në orën 7:00-deri në 22.00. Ndërsa për ditët e festave zyrtare që përkojnë edhe me sezonin e pushimeve, kufizimi i qarkullimit do të jetë nga ora 14.00 e ditës para festës, deri në orën 22.00 dhe nga ora 08.00 e ditës së festës deri në mesnatë.