Bota Botë e Çuditshme

Shanset janë një në 200 milionë, vijnë në jetë trenjaket identike!

Jenni dhe James Casper, një çift i ri nga Selby, Yorkshire, u bekuan me trenjakë identikë, të lindur në spitalin York në fund të marsit. Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë i një shtatëzënie treshe me embrione të ushqyer nga e njëjta placentë dhe shanset për një shtatzëni të tillë arrijnë në një në dyqind milionë. Nëna 27-vjeçare dhe babai 26-vjeçar mësuan për trenjakët disa javë pasi filloi shtatzënia.

James, nuk mund ta besonte në fillim lajmin. Babai me lot në sy, pyeste veten se si do t’ia dilnin dhe përjetoi një sërë emocionesh derisa tre vajzat lindën 9 javë më herët. Pasi qëndruan në inkubator për gjashtë javë, foshnjat shkuan në shtëpi me prindërit e tyre për herë të parë. Aty i pritën edhe dy motrat e tyre më të mëdha, Danica, 10-vjeçe dhe Gabriella, 4-vjeçe.

Çifti i quajti fëmijët Harper-Gwen, Marvella dhe Evalynn. Sipas James, situata në shtëpi është paksa e pazakontë, por ata janë shumë të lumtur që janë bashkë me foshnjat. Ndërkaq, ngjizja ka ndodhur natyrshëm dhe nuk ka histori të shtatzënive të shumëfishta në familjet e prindërve.