Bota

SHBA, dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mjedisit

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA, Scott Pruitt, dha dorëheqjen. Presidenti Donald Trump pranoi dorëheqjen e tij, por nuk përmendi skandalet e shumta dhe shkeljet e dyshuara të etikës në të cilat ka qenë i përfshirë kreu i agjencisë. Arsyeja e saktë e dorëheqjes së Pruitt nuk u njoftua. Zëvendësi i tij, Andrew Wheeler, do të drejtojë tani agjencinë si shef në detyrë.