Sport

SHBA, Kanadaja dhe Meksika i kërkojnë votën Dukës për Botërorin 2026

Pas Marokut, tre shtete të tjera kërkojnë votën për organizimin e Botërorit 2026. Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, priti sot një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, të cilat së bashku përfaqësojnë edhe kandidaturën e tyre zyrtare për organizimin e Botërorit të vitit 2026. Duka ngriti si shqetësim faktin se, nëse Shqipëria do të kualifikohej në Botëror, do të ishte problem pajisja e tifozëve me viza.