Bota

SHBA konfirmon dërgimin e sistemeve anti-tank në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dërguan sisteme të mbrojtjes anti-tank në Ukrainë, lëvizje e mirëpritur nga Kievi. Por, kjo ngjalli zemërimin e Moskës, që është e përfshirë në konfliktin 4-vjeçar në lindje të Ukrainës, duke mbështetur separatistët, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase. Zv.ministri rus i punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov akuzoi Amerikën se “po nxit luftë”.