Në Shtetet e Bashkuara, rikthehen debatet për shëndetin e Presidentit. Harold Bornstein, ish-mjeku i Donald Trump-it, mohoi të ketë shkruar një letër në 2015-ën ku theksohej se “Trump”, në atë kohë kandidat për president, “gëzonte shëndet të përkryer”. Madje, Bornstein hedh akuza se në Shkurt të 2017-ës, zyrat e tij u bastisën nga personeli i sigurisë së Presidentit, duke marrë të gjitha raportet mjekësore me emrin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.