Lifestyle

Shenjat e horoskopit që nuk i rezistojnë tundimit për të shpenzuar pagën menjëherë

Kur është puna te paratë të paktë janë njerzit që kursjenë. Po kush janë shenjat e horoskopit që shpenzojnë më shumë?

Luani

Jeton si mbret, edhe kur xhepat janë bosh
Luanët njihen për dëshirën e tyre për shkëlqim dhe jetë luksoze. Të tërhequr pas gjithçkaje që bie në sy nga veshjet elegante deri te aksesorët e shtrenjtë ata shpesh nuk e vënë re se stili i tyre i jetesës nuk përputhet me mundësitë financiare. U pëlqen të bëjnë bujë dhe të ofrojnë dhurata ose përvoja të veçanta për të tjerët, edhe nëse kjo i vendos në vështirësi ekonomike. Për ta, të duken mirë dhe të kënaqin të dashurit është më e rëndësishme se sa balanca në llogari.

Peshorja

 

E dashuruar pas të bukurës, por e rrezikuar nga shpenzimi i tepruar
Peshoret janë tërhequr gjithmonë nga eleganca, arti dhe harmonia  dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si i shpenzojnë paratë. Ata investojnë në ambiente të kuruara, aktivitete kulturore, evente sociale dhe gjithçka që krijon një atmosferë të bukur. Por dëshira për t’i bërë gjërat “ashtu siç duhet” shpesh i çon drejt shpenzimeve të paarsyeshme. Edhe pse përpiqen të mbajnë ekuilibrin, në aspektin financiar shpesh e humbasin kontrollin dhe e shohin veten pa shumë mbetje nga paga e muajit.