Ka njerëz që nuk jetojnë thjesht për veten, por për një qëllim më të lartë shpirtëror. Sipas astrologëve, disa shenja mbartin energjinë e transformimit, duke ndikuar në botë në mënyra të thella e shpesh të padukshme.
Akrepi është shenja e rigjenerimit. Ai lind për të shkatërruar të vjetrën dhe për të krijuar diçka të re, qoftë në art, shkencë apo marrëdhënie.
Ujori sjell ndryshim përmes mendimit — është vizionar, rebel dhe i aftë të frymëzojë shoqërinë drejt progresit.
Virgjëresha ka misionin e shërimit, qoftë fizik, emocional apo shpirtëror. Shpesh zgjedh profesione që ndihmojnë të tjerët, pa kërkuar lavdi.
Ndërsa Shigjetari është mësuesi i zodiakut — frymëzon përmes fjalës, udhëtimeve dhe urtësisë.
Astrologët besojnë se këto shenja kanë detyrë karmike kolektive, për të ngritur ndërgjegjen njerëzore.
Kur këta njerëz kuptojnë forcën që mbartin, bota rreth tyre fillon të ndryshojë
-shprehen ata.