Një plagosje me thikë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Blerim në Fushë-Arrëz. Mësohet se pas një sherri mes dy bashkëmoshatarëve, njëri prej tyre ka goditur 25-vjeçarin Aleksandër Matoshi 5 herë me thikë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Pukës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, shtetasit Erjon Hasani.