Një incident u shënua sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Gjithçka ndodhi kur përfunduan homazhet e zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe pritej të fillonin ato të Opozitës, për të nderuar të rënët në këtë 5 Maj. Mbështetës të Partisë Komuniste, me portretin e Enver Hoxhës në duar, u përplasën fizikisht me disa persona, që ishin të pranishëm. Gjatë konfrontimit u përdorën sende të forta e shkopinj. Policia shoqëroi një person.